 |
 |
Revista
“Zeri i Larget” është
e permuajshme, Kulturore, Letrare, Informative, kritike
etj…
Është kjo, një mundesi e re për të
gjithë lexuesit Shqipëtarë si dhe dashamirsit
e gjuhës Shqipe anë e mbanë botës, për
të gjetur në faqet e kësaje reviste, shkrime
nga me interesantet në fushën e gjërë
të Kulturës Shqipëtare, si në letersi,
art, histori etj… E jo vetem kaq, por edhe duke u
njohur me qëndrimet e njerzve të mdhenjë
të kombit Shqipëtarë për çeshtjën
kombëtare Shqipëtare, si dhe për kontributet
e tyre, jo vetëm për kombin Shqipëtarë,
por për të gjithë njerzimin në mbarë
botën. Gjithashtu edhe për qëndrimet e intelektualve
të vërtetë, në shërbim të
atdheut, demokracisë e të së ardhmes kombëtare,
e botrore… Ne mirpresim të gjithë lexuesit
kudo që janë, që jo vetem ti lexojnë
faqet tona, tashmë edhe në internet,
por të na dërgojnë shkrime, krijime të
ndryshme, që nga poezia, proza, piktura etj, per ti
publikuar në faqet tona.
Njëkohsisht mirpresim edhe kritikat tuaja, jo vetem
në drejtim të të metave tona, por edhe për
mënyrën se si i shikoni ju zhvillimet politike
e shoqërore në mbarë kombin Shqipëtar,
e kryesisht në Shqiperi… Emigrantet Shqipëtar
i ftojmë për bashkpunim të rregullt, për
veshtirsitë që ju keni në jetën në
mërgim, si në proceduarat e vuajshme, konfrontimet
me veshtirsi e të pa pritura që ju kërcnojnë
jetën, apo ua ngarkojne atë me strese të
mundimshme. Si dhe për sukseset tuaja, në se ju
keni dëshirë që të bëhen të
njohura për publikun… Revista e jonë është
e hapur për ju në çdo kohë, pa dallime
përkatsie feje, krahine, partije, moshe apo gjinie…
Jemi të hapur për çdo njeri që mëndon,
jeton dhe vepron demokratikisht kudo që ndodhet. Jemi
kundër servilizmave dhe çdo çfaqje tjetër
komprementuese që shkel liritë dhe të drejtat
e njeriut.
Nuk pranojmë që të bëjmë publike
në faqet tona asnjë llojë shkrimi apo krijimi
që u thur lavdi politikanve Shqiptar, pasi ata sado
mirë që të punojnë, bëjnë
vetëm detyrat, në se i bëjnë, për
të cilat marrin rroga të majme, nga djersa e mundi
i popullit… Publikimet tona do rrespektojnë të
gjitha rregullat e etikës së botimeve, ku nuk
do të botohen fjalë të ulta, as fyese kundër
asnjë njeriu, ashtu si dhe asgjë servile ndaj
asnjë partije apo personi zyrtar.
Në qëndër të vëmëndjes
tonë, është:
Përpjekja e jonë që nëpërmjet faqeve
tona, me shkrimet e matrialet tona…të japim tek
vizitorët tonë shqiptar apo të huaj, që
e njohin gjuhën shqipe, atë ushqim shpirtror me
orientime të qarta dashurie e rrespekti njerzor për
njeri tjetrin, për botën, për të drejtat
e liritë e çdo njeriut, për paqe, kulturë
e zhvillim njerzor larg urrejtjes, larg dhunës, larg
padrejtsive e çdo të keqje tjetër, që
dëmton individin e deri gjithë shoqerinë
njerzore. Këto përpjekje tonat do ti lexoni e
shikoni në faqet tona të thjeshta, nëpërmjet
shkrimeve e matrialeve të ndryshme, të autore
të ndryshëm, të kulturës e letërsisë
Shqiptare dhe botrore, të vjetër e të rinjë,
që do të gërshetohën herë mbas
here me shkrime edhe të gazetarve tanë apo të
bashkpuntorve të tjerë, deri edhe tek dërgesat
e juaja që i mirpresim me rrespekt.
Redaksia e Revistës “Zëri i Largët”,(
“ZIL”).